Këshilltarja për Luginën e Preshevës e kryeministrit Albin Kurti, Ardita Sinani ka kryer obligim e saj si qytetare duke votuar në zgjedhjet që po mbahen në Serbi.
Sinani me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se është dita që si qytetar të zgjedhim ata dhe ato që do të flasin dhe veprojnë në emrin tonë në parlament, përcjell Arbresh.info.
“Në vazhdën e diskriminimit dhe shtypjes shtetërore, të shoqëruar tashmë edhe me politikat e pasivizimit, mosintegrimit, mosnjohjes së diplomave e shpërnguljes masive duhet të jemi çdo herë e më shumë aktiv”, ka shkruar Sinani.
Në fund, ajo ka ftuar qytetarët që të dalin në zgjedhje për të votuar deputet cilësorë dhe të rreshtuar drejt.
“Që janë përherë në koalicion me shqiptarët. Beteja për interesin e përgjithshëm. Votoni”, ka shkruar Sinani./Arbresh.info
Lexo edhe:
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...