Një person është arrestuar në Fushë Kosovë pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje me dy persona të tjerë ka shtënë me armë zjarri, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë dhe një predhë të fishekut, shkruan Arbresh.info.
I dyshuari ka dorëzuar në polici pistoletën e cila dyshohet se është përdorur në rast, ndërsa me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.
“Rr. Dardania, Fushë Kosovë 16.12.2023-19:45. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me dy viktimat meshkuj kosovar, dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në afërsi të tyre. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë dhe një predhë të fishekut, ndërsa i dyshuari ka dorëzuar një pistoletë e cila dyshohet se është përdorur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti në proces hetimor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Homazhet në Kuvend për Qosjen, Kurti nderon akademikun
KRU: Konsumatorët me borxhe të papaguara rrezikojnë shkyçje ...
Kurti për Eliot Engel: Njihte të drejtën historike të Kosovë...
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë,...
Homazhet për Qosjen, Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë
Hamza uron Hashim Thaçin për ditëlindje: Na ke munguar shumë...