Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur sot në ndërtesën e Qeverisë, 33 gra nga grupe të margjinalizuara që kanë dhënë kontribut në fushën e të drejtave të njeriut në Kosovë, të kryesuara nga ambasadorja e Vullnetit të Mirë, Elvana Shala.
Pasi i ka falënderuar për vizitën, kryeministri tha se ka nderin dhe kënaqësinë që ndodhet sot bashkë këtu dhe që ka mundësinë t’i mirëpres e t’i shpreh mirënjohjen e tij për rolin, angazhimin, punën, kontributin që e kanë dhënë për gratë, shoqërinë e shtetin e kombin tonë.
Duke i falënderuar përzemërsisht secilën nga 33 gratë e pranishme, kryeministri shtoi se do ta kenë mbështetjen e përkrahjen tonë në secilën fushëveprimtari të cilën e zhvillojnë, por edhe në përgjithësi, si gra të cilat i kanë dhënë dhe kanë çfarë t’i japin shoqërisë tonë me profesionalizmin e tyre dhe me zellin qytetar e njerëzor./Arbresh.info/





Kamberi: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit me Ko...
Kërcënimet e Vuçiqit, ministri Nufi: Ndihemi të sigurt, Shqi...
Aksident me fatalitet në Prizren, vdes një 29 vjeçar
Lirohet Gjesti
Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private