Një grua është kanosur me armë zjarri në Lajthishtë të Obiliqt, pas një mosmarrëveshje me një person.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se të dyshuarit iu kontrollua shtëpia dhe iu sekuestrua një armë zjarri me 10 fishekë.
Palët u intervistuan dhe i dyshuari u dërgua në mbajtje.
“Fsh. Lajthishtë, Obiliq / 14.12.2023 – 09:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me 10 fishekë. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...