Anthony Martial ka rënë në radarët e Interit.
Sulmuesi 28-vjeçar francez është në sezonin e fundit të kontratës me Manchester United dhe drejtuesit zikaltër kanë nisur kontaktet për të synuar transferimin e tij në Milano, shkruan Arbresh.info.
Inter sezonin e ardhshëm do të mbetet pa kilianin Alexis Sanchez, teksa Martial për drejtuesit zikaltër shihet si zëvendësimi i duhur për sulmuesin nga Kili.
I vetmi problem i francezit është se ka një pagë të lartë dhe Interi nuk mund të ofrojë më shumë se katër milionë euro pagë në sezon.
Kurse francezi ka ofera edh nga Arabia me më shumë se 10 milionë euro në vitë, teksa do të mbetet në dorën e tij të vendos se ku do e drejtoj veten e tij për të ardhmen.
Kujtojmë që në vitin 2016, drejtuesit zikaltër kanë tentuar të transferoj Martialin nga Monaco, por atëbotë ndryshuan objektiv dhe investuan te braziliani Gabigol, që rezultoi një dështim./Arbresh.info/
Mustafa i përgjigjet VV-së: Propozojini me PDK-në tre emra p...
PDK refuzon ofertën e VV-së, Hamza: Manovër politike
Haradinaj: Kërkesa e LVV-së për opozitën rreth presidentit ë...
“Babai ka edhe 3 muaj jetë”, rrëfimi prekës i Gresës: Kur me...
Presidenti Begaj takohet me kongresmenin amerikan, Keith Sel...
Kanin: Vetëm paratë mund ta shtyjnë Serbinë të veprojë për B...