Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencë me gazetarët u pyet për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, por edhe raportet që ka ai me homologun Kyriakos Mitsotakis.
Ai tha se ka një marrëdhënie respekti dhe e hapur, ndërsa çështjet që na ndajnë shtoi Rama duhet të trajtohen me elegancë, ku kryefjalë e saj, duhet të jetë artin e komunikimit.
“Marrëdhënia me kryeministrin e Greqisë është miqësore, marrëdhënie respekti, e hapur dhe unë për veten time dhe falë edhe gjithë kësaj eksperiencë dhe falë edhe eksperiencës me liderët e BE e kamë mësuar se ka një rrugë për t’i trajtuar mosmarrëveshjet me të gjithë elegancën e sjelljes njerëzore. Sa më elegante të jetë trajtimi i mosmarrëveshjes mes njerëzve, aq më larg jemi nga zoologjia. Sa më shumë i kthejmë mosmarrëveshjet në arsye për t’u kacafytur, aq më pranë zoologjisë shkojmë. Një nga dhuratat e mëdha të kësaj historie politike, është që më ka ndihmuar t’i largohem zoologjisë. Me Mitsotakis, s’kemi asgjë personale, përkundrazi biseda e djeshme ka qenë bisedë miqësore, por kjo nuk është arsye për të kaluar nga kufijtë e një problemi që duhet trajtuar tek të gjithë horizonti i marrëdhënieve dhe për të e hedhur në erë të gjithë marrëdhënien” tha Rama./ abcnews.al
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...