Një i mitur është arrestuar sot në Fushë Kosovë pasi dyshohet se ka kryer dy raste të vjedhjeve të rënda dhe një rast të shpërdorimit të pasurisë së huaj.
Në njoftim thuhet, se në rastet e vjedhjeve, që janë raportuar dje në polici, ku i dyshuari në dy lokacione të ndryshme nga dy vetura ka vjedhur shuma të parave mbi 200 euro, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa rasti i shpërdorimit të pasurisë, ka ndodhë me gjashtë dhjetor, në parkun afër rrugës “Abedin Sogojeva” në Fushë Kosovë, ku ankueses i është marrë portofoli me dokumente dhe një shumë të parave mbi 300 euro.
“Personi i dyshuar, i mitur pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore me vendim të prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Bernardo Silva: Në futboll gjithçka është e mundur, do të lu...
Maqedonci: Raketat kineze të Serbisë të dizejnuara për të su...
Batatina suspendohet me dy ndeshje dhe gjobitet nga Komision...
Eurostat: Gati 1 në 4 familje në Shqipëri ka vështirësi për ...
Irani: Kemi sulmuar 4 baza ushtarake amerikane
Kurti i jep detyrë të re Blerim Sallahut