Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për ndarjen e shtesave prej 100 euro për fëmijët dhe pensionistët.
Tahiri me anë të një postimi në Facebook ka krahasuar shtesat prej 100 euro me lëmoshë teksa sipas tij, 18% e qytetarëve jetojnë nën pragun e varfërisë me 45 euro në muaj, përcjell Arbresh.info
“Me këtë qeveri, 18% e qytetarëve jetojnë nën pragun e varfërisë me 45 euro në muaj. Ndarja e 100 eurove si lëmoshë për fëmijët dhe pensionistët flet më së miri për gjendjen e rëndë ekonomike të familjeve kosovare. Fatkeqësisht, kjo situatë ua lë qytetarëve tonë vetëm një rrugë – migrimin për një jetë më të mirë jashtë Kosovës”, ka shkruar Tahiri/Arbresh.info
A u shënua goli më i bukur i sezonit? Arda Guler bëri çmendu...
Parashikimi i motit në Shqipëri
Rusia lëshon dronë gjatë natës në Kiev
Komenti i rëndë ndaj Juelës, Greta përjashtohet nga gara dhe...
Sot nis zbatimi i Ligjit për të Huajt
Parashikimi i motit për sot, temperaturat deri në 18 gradë