Policia Rajonale në Gjakovë ka pranuar një e-mail se një person i dyshuar posedonte armë të paautorizuar.
Në njoftim thuhet se pas një hetimi preliminar policia ka kryer një kontroll në vendbanimin e të dyshuarit Z.G 19-vjeçar në fshatin Rugovë, përcjell Arbresh.info.
Gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike AK47 dhe një karikator.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, inkurajon të gjithë qytetarët për raportim të shkeljeve ligjore, qoftë në stacionin më të afërt policor, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, e-mail adresës [email protected] dhe numrin e telefonit kujdestar 192. Kur raportoni ngjarje negative në polici, jini të sigurt se informacioni juaj do të trajtohet në mënyrë konfidenciale”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Ngjarje e rëndë në Vushtrri: Vdes fëmija pasi goditet akside...
24 orët e fundit, mbi 2 mijë gjoba trafiku dhe asnjë viktimë...
Legjenda e golfit Tiger Woods përfshihet në një aksident të ...
Komuna e Prishtinës organizon aksion sot në orën 10:00, do t...
Moti në Shqipëri me vranësira dhe intervale me diell
Reshjet e borës godasin Bosnjën dhe Hercegovinën, pezullohet...