Policia e Kosovës ka gjobitur një serb me 200 euro në Gjilan pasiqë i njëjti dyshohet se ka vozitur nën ndikimin e alkoolit.
Sipas policisë të njëjtit i janë shqiptuar 2 pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së drejtimit të mjeteve motorike në afat prej 6 muaj , shkruan Arbresh.info.
“Njësiti rajonal i trafikut rrugor Gjilan gjatë kontrollit në trafik kanë ndalur për kontrolle një automjet me vozitës mashkull, kosovar serb. Gjatë kontrollit kanë dyshuar se vozitësi mund të jetë nën ndikim të alkoolit dhe të njëjtit pasi që i është bërë matja e alkoolit me alkool test ka rezultuar se ka qenë nën ndikim të alkoolit me 0.98 promilë.”
“Zyrtarët policor ndaj këtij kundërvajtësi kanë shqiptuar gjobën në vlerë prej dyqind (200) euro, dy (2) pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së drejtimit të mjeteve motorike në afat prej gjashtë (6) muaj.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndër të tjera, policia ka inkurajuar mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001.
“Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.”, njofton policia./Arbresh.info/

Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...