Kryeministri i vendit, Albin Kurti në hyrje të mbledhjes së Qeverisë ka thënë se janë të përkushtuar për mirëqenie për shtresat e cenuara të shtetit.
Ai ka thënë se në mbështetje të pensionistëve do të marrin vendim për ndarjen e 100 eurove shtesë këtë fundvit, përvec pensionit bazë që marrin.
“ Kemi premtuar që çdo vit, secili fëmijë do të përfitojë 50, 100 apo 150 euro, varësisht nga të ardhurat e prindërve. Sivjet kemi vendosur që të gjithë fëmijët, pa dallim, të fitojnë nga skema dhe shuma të jetë 100 euro. Planifikojmë që kjo skemë të sofistikohet edhe më tutje, duke filluar zbatimin e deklarimit të të ardhurave vjetore nga të gjithë prindërit përfitues, ashtu që të ketë edhe dallim në mbështetje. Për ata që kanë më pak të ardhura, natyrisht se përfitojnë më shumë”, tha kryeministri Kurti.
Për pensionistët, Kurti thotë se do të miratohet sot shtesa e njëhershme prej 100 eurosh, përveç shumës së pensionit që merret çdo muaj.
“Për të gjithë pensionmarrësit, këtë fundvit, me qëllim të lehtësimit të kostos së jetesës për këtë kategori të cenueshme, do të miratojmë shtesën e njëhershme prej 100 eurosh, përveç pensionit të rregullt që e marrin” shtoi Kurti./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...