Policia në Rajonin e Mitrovicës ka kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuari B.S., 24-vjeçar ku është gjetur dhe konfiskuar një armë e zjarrit e llojit “Pistoletë” dhe një fishekë.
Bastisja u realizua me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, shkruan Arbresh.info.
Në njoftim thuhet se i dyshuari është intervistuar dhe ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’.
Ndaj të dyshuarit ka rezultuar të ketë edhe urdhëresë aktive nga Gjykata për një vepër tjetër penale, në bazë së cilës të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit./Arbresh.info
Legjenda e golfit Tiger Woods përfshihet në një aksident të ...
Komuna e Prishtinës organizon aksion sot në orën 10:00, do t...
Moti në Shqipëri me vranësira dhe intervale me diell
Reshjet e borës godasin Bosnjën dhe Hercegovinën, pezullohet...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Parashikimi i motit për sot