Organizata Botërore e Shëndetësisë ka miratuar një rezolutë, që bën thirrje për akses të menjëhershëm të ndihmat jetike humanitare dhe përfundimin e luftimeve në Gaza.
E para që miratohet nga një agjenci e Kombeve të Bashkuara, rezoluta bën thirrje për kalimin e menjëhershëm, të qëndrueshëm dhe të papenguar të ndihmës humanitare, duke përfshirë aksesin e personelit mjekësor. Propozimi u miratua me konsensus në fund të një sesioni special të Bordit Ekzekutiv të OBSH-së të dielën.
Rezoluta po ashtu u bënë thirrje të gjitha palëve të përmbushin detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar.
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Ghebreyesus bëri thirrje për një armëpushim afatgjatë. “Nuk mund të ketë paqe pa një armëpushim, dhe pa paqe atje, nuk ka shëndet,” u shpreh ai.
Takimi special i bordit ekzekutiv ishte vetëm i shtati në historinë 75-vjeçare të OBSH-së.
Referuar të dhënave të OKB-së rreth 80 për qind e popullsisë është zhvendosur dhe përballet me mungesën e ushqimit, ujit dhe ilaçeve së bashku me një kërcënim në rritje të sëmundjeve./abcnews.al
Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu
Rreth 90 të lënduar kur rrufeja ra pranë një tubimi në mbësh...
KQZ ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale...
Zgjerim hetimesh për zgjedhjet e 12 tetorit kërkojnë 33 ish-...