Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar për Arbresh.info ndalimin e personit të katërt, i cili dyshohet për përfshirjen në vrasjen e Liridona Ademajt.
Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj, në një përgjigje për Arbresh.info bëri të ditur se ai poashtu dyshohet për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.
“Iu konfirmojmë se me urdhër të prokurorit të rastit, është ndaluar i dyshuari i katërt në rastin e vrasjes së rëndë, për shkak të veprës penale ‘Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’”, ka thënë Ulaj.
Ulaj poashtu tha se brenda afatit ligjor, prokurori do të paraqesë kërkes për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.
Lexo edhe:
Arrestohet personi tjetër i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademaj
KFOR-i kryen stërvitje me helikopterë në Pejë
Haradinaj ngushëllon për vdekjen e Don Kelmendit: Shembull i...
Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, opozita bllokon foltoren, ndë...
Miratohen shtatë marrëveshjet ndërkombëtare
Të rinjtë shqiptarë më larg alkoolit, por më pranë kokainës
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...