Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar indeksin e kostos së ndërtimit për tremujorin e tretë të vitit 2023.
Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit (IKN) në Kosovë pati rritje për 0,4% në TM3 2023, krahasuar me TM2 2023. Ndërkaq, krahasuar TM3 2023 me TM3 2022, Indeksi i Kostos së Ndërtimit pati rënie për (-1,6 %).
Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje për 0,4% në TM3 2023, krahasuar me TM2 2023. Rritje kishte te: kostot e tjera (1,3%); pagat (0,8%); dhe materialet (0,7%).
Ndërsa, rënie më të madhe kishte te: energjia (-7,1%); makineritë (-2,1%); dhe transporti (-1,8%).
“Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rënie (-1,6%) në TM3 2023, krahasuar me TM3 2022. Rënie më të madhe kishte te: energjia (-44,9%); transporti (-8,1%); dhe te materialet (-1,5%). Ndërsa, rritje pati te: makineritë (4,0%); kostot e tjera (3,3%); dhe pagat (3,1%)”, njofton ASK-ja.
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votuesit...
Çfarë përmban pakoja e votimit me postë – KQZ jep detaje
Kapen rreth 8 kg ari dhe argjend në Prizren, vlera mbi 460 m...
Tërmeti me magnitudë 4.4 godet Italinë, mbyllen shkollat në ...
Aksion në Prizren: Sekuestrohen ari dhe argjend i padeklarua...
Von der Leyen: Evropa do t’i përgjigjet incidenteve të përsë...