Janë arrestuar pesë persona në Carravranë të Malishevës pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete.
Si pasojë lëndime trupore ka pësuar njëri prej tyre i cili është duke u trajtuar në QKUK.
Policia ka njoftuar se nga njëri prej tyre është konfiskuar një pushkë gjysmë automatike që dyshohet se është përdorur në rast por nuk është qëlluar askush.
“Fsh. Carravranë- Malishevë 07.12.2023-21:00. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete dhe si pasojë lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar i cili është duke u trajtuar në QKUK. Nga njëri prej tyre është konfiskuar një pushkë gjysmë automatike që dyshohet se është përdorur në rast por nuk është qëlluar askush. Me vendim të prokurorit pesë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
“Pse të ka marrë shteti gjerman”, debat i ashpër mes Elijonë...
Super pjesë e parë në “Santiago Bernabeu” – City e përmbys R...
Nuk vonon shumë dhe City barazon rezultatin
Real Madridi në epërsi ndaj Manchester Cityt
Kabineti i Osmanit takim me zyrtarin e DASH, i kërkojnë kthi...
Rama në 100-vjetorin e Urdhrit të Skënderbeut: Rilindje e nj...