Origano është një bimë e gjelbër, shumëvjeçare. Rritet rreth gjysmë metri, lulëzon duke filluar nga muaji korrik e deri në muajin tetor.
Në majën e kërcellit ka lule të rrumbullakëta, me aromë të këndshme dhe dukje të bukur. Shija është paksa e fortë dhe e hidhur. Bie në grupin e bimëve aromatike, jo helmuese, që vlerësohet shumë.
Ka ndikime të shumta shëruese, e mund të thahet, të ruhet dhe të paketohet. Rritet pothuajse në të gjitha hapësirat, e ndihet edhe me disa mera të tjerë.Pjesët shëruese të saj janë në majën e degëve të saj, me një gjatësi prej rreth 20 centimetra, që prihen gjatë lulëzimit.
Është bimë e preferuar në popull, e cila përdoret si çaj dhe si ilaç për forcimin e organizmit, për shërimin e organeve të tretjes, frymëmarrjes, e nga jashtë përdoret në shërimin e djegieve të ndryshme të lëkurës.
Vaji eterik përmban rreth 50 për qind timol, prandaj edhe ka efekt të lartë prej një antioksiduesi. Kjo edhe e shpjegon efektin e lartë shërues që posedon kjo bimë.
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...
Paralajmërime për mot të ftohtë dhe erëra të forta në Britan...
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...
Sy më sy, Labi dhe Fjolla përplasen ashpër
“Uniteti i Ukrainës ka më shumë rëndësi”/ Zelensky mesazh pë...