OKB thotë se luftimet e ashpra në Rripin e Gazës do të intensifikojnë më shumë krizën katastrofike të urisë që tashmë kërcënon të pushtojë popullatën civile. Organizata thekson se pauza e fundit e luftimeve i kishte lejuar Programit të saj Botëror të Ushqimit njëfarë sigurie për të shtuar operacionet e ndihmës.
Gjatë kësaj kohe, ajo ishte në gjendje të dyfishonte numrin e pikave të shpërndarjes jashtë strehëzave dhe të shpërndante ushqime në vende që ishin të pamundura për t’u arritur. Por, siç shton organizata botërore, “ky përparim dëshmërimisht i nevojshëm tani po humbet”.
“Lufta e ripërtërirë e bën shpërndarjen e ndihmave pothuajse të pamundur dhe rrezikon jetën e punonjësve humanitar,” shtoi OKB. Mbi të gjitha, është një katastrofë për popullsinë civile të Gazës, më shumë se dy milionë njerëz, e vetmja rrugë shpëtimi e të cilëve është ndihma ushqimore.
OKB vazhdoi duke thënë se humanitarët duhet të kenë akses të sigurt dhe të qëndrueshëm në rajon në mënyrë që të shpërndajnë ndihma për shpëtimin e jetës në të gjithë territorin.
“Por vetëm një paqe e qëndrueshme mund t’i japë fund vuajtjeve dhe të shmangë katastrofën e afërt humanitare në Gaza./abcnews.al
Jetëgjatësia më e lartë në jug të Shqipërisë, gratë jetojnë ...
Ilir Krasniqi rikthehet në stërvitje, pritet të jetë gati pë...
Trump lavdëron Grenellin: Ka bërë një punë të jashtëzakonshm...
Cancelo nuk dëshiron rikthimin tek Al-Hilal, po e mendon qën...
Gërvalla: Jam habitur nga dekreti i presidentes, ishte i nxi...
Moti nesër i vranët, IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore