Edhe sot po vazhdon bastisja e Policisë së Kosovës në argjendarinë “Baraku” në Prishtinë, pronari i së cilës u arrestua të enjten nën dyshimin për përfshirje me grupin kriminal të cilët kanë grabitur argjendarinë në Suharekë.
Arbresh.info gjendet në vendin e ngjarjes, ku pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë bllokuar hyrjen e argjendarisë, ndërsa brenda po bëhen kontrolle nga pjesëtarë civil të Policisë së Kosovës.
Ndryshe, pronari i kësaj argjendarie, Trim Baraku u arrestuar të enjten (dje) nën dyshimin për bashkëpunim me grupin kriminal, të cilët gjatë po dyshohen se kanë qenë grabitësit e argjendarisë “Diakos” në Suharekë një javë më parë.
Në këtë grabitje, dyshohet se janë marrë 250 mijë euro.

Ndërkohë, të enjten Policia e Kosovës realizoi një aksion të madh policor, në tri lokacione që përfshijnë Prishtinën, Fushë Kosovën e Carralevën, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren.
Nga ky aksion policor, një polic mbeti i plagosur, e që gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë, përderisa njëri nga të dyshuarit u neutralizua gjatë zhvillimit të aksionit policor.
Nga ky aksion u arrestuan shtatë persona dhe i teti gjendet ende në arrati.

Vrasje, grabitje, vjedhje e rëndë, sulm, kanosje, lëndim trupor, detyrim e armëmbajtje pa leje janë vetëm disa prej veprave penale që Policia e Kosovës ka thënë se janë kryer ndër vite nga grupi i personave të dyshuar për rastin e grabitjes së armatosur në Suharekë.
Më 22 nëntor ka ndodhur një plaçkitje e armatosur në një argjendari në qytetin e Suharekës. Në tentativën për ta parandaluar plaçkitjen, është plagosur një polic.
Nga ky incident, përveç një polici të plagosur, kishte mbetur edhe një tjetër i lënduar.Gjykata e Prizrenit ka vendosur një muaj paraburgim për dy të dyshuarit në lidhje me rastin e grabitjes në një argjendari në Suharekë./Arbresh.info/
Universiteti i Prishtinës feston 56-vjetorin e themelimit
Kryeministrja e Danimarkës: Trump ende i interesuar për ta m...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet në Kapitolin e S...
Baby G eliminohet nga Big Brother VIP Albania
Trump i jep Iranit një muaj afat: Përndryshe, do të pasojnë ...