Partia Socialdemokrate ka kërkuar lirimin e kryetarit Dardan Molliqaj dhe pesë aktivistëve të kësaj partie të arrestuar dje gjatë protestës së PSD-së në kundërshtim të vizitës së kryetares së Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.
Anëtar i Kryesisë së PSD-së, Dren Kukaj, ka prezantuar me fotografi për siç tha dhunën e përdorur nga Policia e Kosovës gjatë protestës. Sipas tij, në arrestimin e aktivistëve përveç policëve është përfshirë edhe një person i sigurimit privat të hotelit ku ka qëndruar Trendafilova.
Kukaj theksoi se nuk janë përdorur armë nga aktivistët, por nga Policia e Kosovës. Ai kërkoi prej Prokurorisë dhe Policisë që të merren për bazë faktet dhe të zbardhet e vërteta.
“Këto pak informacione që e kemi është e qarta se mos-lirimi i tyre është i jashtëligjshëm. Të drejtën që e kanë për protesta ata sot janë në burg. Tjetër skandal është që të përfshirë në arrestimin e këtyre personave përveç Policëve është një person i sigurimit privat të Hotelit Sirius që i ka ndihmuar arrestimin e aktivistëve tanë. Policia nuk është dashtë më lejuar këtë. Me prej këtu i kërkojmë edhe Prokurorisë edhe Policisë të shikojnë faktet dhe t’i kuptojmë të drejtat që na takojnë neve dhe sa më parë të lirohen aktivistët tonë”, theksoi Kukaj./rtk
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...