Është arrestuar dje në Kosovë një shtetas i Serbisë nën dyshimin se ka kryer veprën penale “kontrabandim me mallra, heqje apo dëmtim i vulave zyrtare”.
Sipas policisë, pas verifikimit është vërtetuar se i njëjti ishte në kërkim nga INTERPOL-i nga autoritetet e Serbisë.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“KONTRABANDIM ME MALLRA /HEQJE APO DËMTIM I VULAVE ZYRTARE. Fsh. Zhetkovc, Zveçan 10-11.11.2023 – 10:45. Më 28.11.2023 është arrestuar i dyshuari serb shtetas i Serbisë si i dyshuar lidhur me rastin. I njëjti lidhur me rastin pas intervistimit është liruar. Pas verifikimit i dyshuari ka rezultuar si person i kërkuar nga INTERPOL-i (nga autoritetet e Serbisë) dhe me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Kurti në Londër: Takime me zyrtarë britanikë dhe diskutime p...
IPK arreston një zyrtar policor, dyshohet për “ngacmim”
Eurodeputeti austriak: Kosova ndër vendet më të avancuara pë...
Abdixhiku: Haradinaj e ka keqkuptuar mirësinë time – në qoft...
Rama prezanton programin për fermerët: Deri në 2 milionë eur...
Abdixhiku: S’kemi folur për emra me Kurtin, s’ka gjasa të ve...