Muaji nëntor është muaj feste për kombin shqiptar. Pas kremtimit një ditë më parë të shpalljes së Pavarësisë, Shqipëria, sot më 29 nëntor, feston Ditën e Çlirimit nga pushtuesit nazi-fashistë.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë një video nga monumenti “Nëna Shqipëri”, i cili gjendet i vendosur në hyrje të Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.
“Mirëmëngjesi dhe bashkë me urimin për festën e madhe të çlirimit, ju uroj të gjithëve një ditë të paqtë”.
Shqipëria u çlirua plotësisht më 29 nëntor të vitit 1944. Kjo datë simbolike, jo vetëm Shkodrën, por zyrtarisht, të gjithë Shqipërinë, e gjeti të çliruar nga pushtuesi nazi-fashist. Si e tillë, Shqipëria do të ishte vendi i vetëm i Ballkanit, i cili do të çlirohej me përpjekje vetjake.
Gjatë ditës së sotme, pritet që krerët më të lartë të shtetit të kryejnë homazhe në nder të dëshmorëve të atdheut, si shenjë përkujtimi të sakrificave të tyre, që dhanë jetën e tyre për Shqipërinë e lirë dhe të pavarur./abcnews.al/
Hoxhaj: Do t’i them “po” çdoherë një kandidature nga familja...
Ushtarët italianë të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në Kosovë
Ministri Muja merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Bujqësi...
Këto janë komisionet parlamentare dhe anëtarët e tyre
Bordi i Paqes prezanton faqen zyrtare, Rama krah Trump/ Flam...
Neuer rikthehet nga lëndimi i gatshëm për përballjen me Dort...