Një argjendari u grabit këtë të martë në rrugën “Nënë Tereza” në Kamëz.
Grabitja u krye nga tre persona të maskuar, sipas informacioneve të para të policisë së Shqipërisë.
Ata, nën kërcënimin e një arme zjarri automatik kanë marrë disa bizhuteri në argjendari. Më pas, janë larguar me një automjet tip “BMW”.
Policia e Shqipërisë ka ngritur pika të përkohshme të kontrollit në qarqet Tiranë, Durrës, Lezhë, Kukës dhe Shkodër./abcnews.al
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...