Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka bërë homazhe te shtatorja e Ismail Qemailit dhe busti i Gjergj Kastriotit për nder të 111 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Konjufca u shpreh se pas homazheve te varri i Isa Boletinit bëri homazhe te shtatorja e Ismail Qemajlit sepse sipas tij, këto dy figura ishin të pandashme, shkruan Arbresh.info.
“Nga Isa Boletini erdhëm drejt te shtatorja e Ismail Qemajlit sepse ata ishin të pandashëm dhe mendoj se të pandashëm duhet të jemi edhe ne sot. Ky ishte mesazhi i tyre, mesazh ky i cili i mbijeton kohës dhe e cila porosi gjithmonë ka qenë frymëzim i fuqishëm i gjithë brezave që kanë punuar për pavarësinë e dy shteteve tona edhe pavarësinë shqiptare me 28 Nëntor por edhe pastaj për çlirimin e Kosovës përmes luftës tonë të lavdishme çlirimtare. “, u shpreh Konjufca.
Konjufca homazhe bëri edhe te memoriali Heroinat si dhe shtatorja e Zahir Pajazitit.
Nderimin e fundit, Konjufca e bëri të Skëndërbeu, që siç tha kryeparlamentari, Skënderbeu është ai i cili filloi gjithçka.
Sipas tij, në Krujë filloi nëntori i cili i prodhoi të gjithë Nëntorët e tjerë.
Sot, më 28 Nëntor, Shqipëria feston 111 vjetorin e Pavarësisë, datë kjo e cila Kosovës i kujton edhe daljen në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) si dhe ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jashari./Arbresh.info/
Përparim Rama tregon ku mund ta ndjekin ndeshjen ata që s’ka...
Rrahmani: Kurrë nuk kemi qenë këtu, është dashur të vija për...
Konfiskohen dy armë zjarri për sulm dhe kanosje në Kaçanik, ...
Finalja Kosovë–Turqi, Maqedonci e ndjek nga afër me CEO-n e ...
Kurti para ndeshjes me Turqinë: Drejt fitores, drejt Botëror...
Formacionet zyrtare, Kosovë – Turqi: Këta janë 11 yjet që sy...