Vizita e planifikuar e presidentit iranian Ebrahim Raisi në Turqi është shtyrë, njoftoi agjencia iraniane e lajmeve Tasnim, pa specifikuar arsyet.
“Udhëtimi ishte planifikuar të zhvillohej të mërkurën, por u shty për një datë tjetër,” tha agjencia.
Presidenca turke më herët gjatë ditës së sotme kishte njoftuar shtyrjen e vizitës së Raisit pa dhënë detaje të tjera.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kishte njoftuar në mes të nëntorit vizitën e homologut të tij iranian, duke theksuar se qëllimi është që Ankaraja dhe Teherani të binin dakord për një qëndrim të përbashkët për luftën në Gaza.
“Presidenti Ibrahim Raisi do të vijë në Turqi më 28 nëntor”, u tha Erdogan gazetarëve gjatë kthimit të tij nga një takim rajonal në Riad më 11 nëntor.
Të dielën, dy liderët zhvilluan një bisedë telefonike./abcnews.al
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit