Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se nëntori historikisht ka shënuar ngjarjet më të rëndësishme të popullit tonë.
Ndër to ai, përmendi edhe “Ditën e Forcës” duke e quajtur “vazhdimësi e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Arbresh.info.
“Historikisht nëntori ka shënuar ngjarjet më të rëndësishme të popullit tonë. Fitoren e Skënderbeut në Krujë, ngritjen e flamurit në Vlorë, ditëlindjen e Kryekomandantit Adem Jashari dhe daljen e parë publike të UÇK-së. Festës së 28 Nëntorit të këtyre ngjarjeve po i paraprijmë me Ditën e Forcës, ushtrisë sonë që është vazhdimësi e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mishërim i trimërisë së Adem Jasharit, idealit të Adem Demaçit, dëshirës, vullnetit e ëndrrës së kamotshme të popullit tonë.”, shkroi ai.
Tutje kryeministri Kurti tha se për këto 32 muaj qeverisje buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes është rritur dyfish ndërsa investimet në armatim për gati trefish.
Sipas tij, FSK-së u janë shtuar 1852 ushtarë të rinj, duke premtuar edhe shtimin e 600 rekurëtëve të tjerë në vitin e ardhshëm.
Ndër të tjera, ai përmendi edhe trajnimin dh shkollimin e 2459 ushtarakëve të tjerë jashtë vendit.
“Për këto 32 muaj qeverisje, çdo ditë ka qenë dita e ushtrisë. Buxhetin për Ministrinë e Mbrojtjes e kemi rritur për më shumë se dyfish, investimet në armatimi për gati trefish, Forcës së Sigurisë ia kemi shtuar 1852 ushtarë të rinj e në vitin e ardhshëm do t’ia shtojmë edhe 600 rekrutë tjerë, kurse 3459 ushtarakë u trajtuan e shkolluan jashtë vendit.”, tha ai.
“Ushtrinë do ta mbështesim pa u kursyer sepse ajo është shtyllë e jona mbështetëse që nuk kursen.”, u shpreh ai./Arbresh.info/
Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...