Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka prezantuar armatimin në kazermën “Adem Jashari”, në “Ditën e Forcës”.
Gjithashtu qindra qytetarë e fëmijë të shkollave fillore kanë vizituar të hënën kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.
Në këtë ditë festive, të gjithë qytetarët mirëpriten në të gjitha kazermat e FSK-së, si në: Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozatin, ku do të ekspozohen pajisje, armatime, demonstrime si dhe aktivitete të ndryshme, që dëshmojnë kapacitetet e FSK-së.
Gjithashtu, në të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 19:00, do të mbahet koncerti i bendit frymor të FSK-së dhe Filarmonisë së Kosovës./eo

Kurti në Londër: Takime me zyrtarë britanikë dhe diskutime p...
IPK arreston një zyrtar policor, dyshohet për “ngacmim”
Eurodeputeti austriak: Kosova ndër vendet më të avancuara pë...
Abdixhiku: Haradinaj e ka keqkuptuar mirësinë time – në qoft...
Rama prezanton programin për fermerët: Deri në 2 milionë eur...
Abdixhiku: S’kemi folur për emra me Kurtin, s’ka gjasa të ve...