Rreth orës 01:00 pas mesnatës, ka ndodhur një shpërthim e që dyshohet të jetë nga një granatë dore në rrugën “Perandori Dushan” në Mitrovicën e veriut.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Veton Elshani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës së veriut.
Elshani tha se nga ky shpërthim janë shkaktuar dëme të vogla materiale tek një shtëpi ndërsa thekson se nuk ka lëndime në njerëz.
“Rreth orës 01.00 dyshohet për shpërthim të një granate dore në rrugë në rrugën Perandori Dushan në Mitrovica Veriore. Dëme të vogla materiale në dritare të një shtëpie. Nuk ka lëndime në njerëz. Njësitet kompetete policore kanë dal në vend të ngjarjes Policia pas konsultimit me Prokuror ka hap rastin shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, tha Elshani./Arbresh.info
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...