Bashkimi ka shënuar fitore bindëse ndaj Istogut me rezultat 93:53 (23:14, 22:18, 20:17, 28:4), në xhiron e dhjetë të Prince Caffe Superligës.
Prizrenasit e nisën ndeshjen më mirë, duke fituar çerekun e parë 23:14, ndërsa lojë më e barabartë u zhvillua në periudhën e dytë e të tretë, sidoqoftë, që u kontrollua nga vendasit. Portokallezinjtë e thelluan epërsinë më shumë në dhjetë minutat e fundit, duke fituar bindshëm në fund, me 40 pikë dallim, 93:53.
Te Bashkimi më i miri ishte Grant Lozoya me 20 pikë, 13 kërcime e nëntë asistime, duke u ndihmuar nga Isiah Umipig me 17 pikë e gjashtë kërcime, ndërsa Samir Zekiqi dhe Erik Copes shtuan nga 12 pikë, kurse te mysafirët më i miri ishte Tyres Prince me 16 pikë e gjashtë kërcime.
Tani prizrenasit kanë katër fitore e gjashtë humbje, kurse istogasit një fitore e nëntë humbje. Pikërisht fitoren e vetme e kanë ndaj Bashkimit./rtk
Dështon mbledhja e komisionit për shëndetësi, shkak kuorumi
FSK-ja drejt Gazës, Amerika vendos kur nisen trupat nga Koso...
Barcelona ka disa objektiva për merkaton e verës, ndër ta ed...
Alarm për bombë në 24 shkolla dhe në Aeroportin e Podgoricës...
E rëndë në Itali: Nëna hidhet nga ballkoni me tre fëmijët e ...
Nesër mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit