Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë thirrje për mobilizimin dhe bashkimin kudër dhunës mbi baza gjinore me rastin e nisjes së fushatës “16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës në familje dhe në baza gjinore”.
Osmani tutje ka kërkuar që gratë ta fuqizojnë njëra-tjetrën për një botë ku të gjithë duhet të jetojnë pa frikë dhe pa diskriminim, shkruan Arbresh.info.
Në kuadër të aktiviteteve të 16 Ditëve të Aktivizmit, ndërtesa e Presidencës është ndriçuar me ngjyrë portokalli.
”16 Ditët e Aktivizmit janë thirrje për mobilizim dhe bashkim kundër dhunës mbi baza gjinore. Le ta thyejmë heshtjen njëherë e përgjithmonë, duke qëndruar së bashku jo vetëm gjatë 16 ditëve, por gjatë tërë vitit. Ta fuqizojmë njëra-tjetrën për një botë ku të gjithë mund të jetojnë pa frikë dhe pa diskriminim. Bashkë kundër heshtjes për t’i sfiduar stereotipet dhe për një mjedis ku gratë e vajzat nuk ndihen të kërcënuara e as të rrezikuara. Së bashku, kundër dhunës për një shoqëri të rrënjosur në barazi, ka thënë Osmani. /Arbresh.info

Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plago...
BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të instit...
Kërkohet paraburgim për dy persona të dyshuar për ryshfet në...
Osmani: Ky rezultat nuk është fundi i një gare, është vazhdi...
Kurti udhëton për në Austri
Fitore Pacolli: Deri tani janë larguar rreth 1500 ton mbetur...