Pas kualifikimit historik në kampionatin Evropian, Kombëtarja e Shqipërisë ka qenë e ftuar në podcastin “Flasim”, i cili është i udhëhequr nga Presidenti shqiptar, Edi Rama.
Të ftuar ishin Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Mario Mitaj, Frederik Veseli, Myrto Uzuni, Elhan Kastrati.
Sulmuesi Uzuni ka premtuar gola në Euro 2024.
“I kam lënë golat për në evropian. Ishte pak vështirë dje pasi një ekip si Ishujt Faroe mbroheshin me forca të shumta në fazën defensive dhe ishte e vështirë që të çaheshin pasi me ekipet më të mira në letër luajmë më futboll të hapur, kurse ekipet qe janë më të dobëta në letër luajnë një lojë të mbyllur, dhe është shumë e vështirë te depërtosh në atë zonë, normal”, tha sulmuesi.
Elseid Hysaj ka thënë se tekniku brazilian di si t’ju japë siguri lojtarëve ndërsa i bën ata të ndjehen si më të mirët.
“Ka ndryshuar shumë sepse kam thënë gjithmonë, nëse një skuadër fiton, merr vetëbesim, merr siguri dhe kjo besoj ka qenë një ndër pikat më të forta që kemi pas në këtë kombëtare. Edhe ardhja e trajnerit të ri është me shumë pozitivitet, të jep siguri në vetvete, të bën të besosh që t’i je lojtar i fortë dhe mund të bësh më shumë sesa herët e tjera”, theksoi ai. /Lajmi.net/
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën