Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu për 24 vjetorin e Shërbimit Korrektues të Kosovës tha se është shënuar progres dhe profesionalizëm.
Haxhiu tha se ky mision ka synim për risocializimin e personave që kanë kryer dënimin që mos të jenë të sikmatizuar.
“Përveç që ka shënuar progres në infrastrukturë atë edhe në profesionalizëm. Ky mision ka për synim risocializimin e personave që kanë kryer dënimin që mos të jenë të sikmatizuar, nuk do të ketë paragjykime ndaj racës dhe gjuhës e kombit”, tha Haxhiu.
Ministrja tha se kanë avancuar drejt ligjit për sanksione penale që paraqet një varg të drejtat themelore të të akuzuarve nga shërbimi korrektues.
“ Ne kemi avancuar drejt ligjit për sanksionet penale që paraqet një varg të drejtat themelore të të akuzuarve nga shërbimi korrektues. Sistemi korrektues kanë për synim krijimin e kushteve për stafin punës”, theksoi ajo.
Haxhiu përmendi edhe faktin se sot do të diplomojnë 45 gra, duke ftuar që të angazhohen më shumë në ngritjen e këtij institucioni.
“Sot do të certifikohen 45 gra, pra duke prioritizuar punësimin e grave në profesionalizëm dhe angazhim profesional. Me veprimet e tyre shembullore kanë arritur që ta mbrojnë në maksimum, andaj vazhdoni sepse misioni i juaj është i shenjtë sepse personat që kanë kryer dënimin të risocializohen në shoqërinë tonë. Ju ftoj që të angazhoheni edhe më shumë në ngritjen e këtij institucioni”, u shpreh Haxhiu./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Kurti: Shërbimi Korrektues i Kosovës do të arrijë standardin e burgjeve evropiane
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë
Një anëtar shpëtohet pas rrëzimit të aeroplanit të SHBA-së n...
Osmani nesër ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
A po kthehet Vuçiqi në ekzekutiv? Serbia përballë zgjedhjeve...
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës