Drejtori i spitalit Al-Shifa në qytetin e Gazës, Mohammad Abu Salmiya është arrestuar nga forcat izraelite së bashku me disa anëtarë tjerë të personelit mjekësor.
“Mjeku Mohammad Abu Salmiya është arrestuar së bashku me disa mjekë tjerë”, tha Khalid Abu Samra, shef i një reparti në këtë spital, transmeton Telegrafi.
Siq raporton AFP, edhe autoritetet izraelite e kanë konfirmuar gjithashtu arrestimin e drejtorit të spitalit.
Në anën tjetër, ushtria izraelite pretendojnë se spitali më i madh në Gazë, është përdorur si qendër komanduese nga Hamasi para se të pushtohej nga forcat izraelite.
Raportohet se Abu Salmiya po merret në pyetje nga inteligjenca izraelite Shin Bet dhe nga ajo e IDF-së, kurse arrestimi i tij ndodhi derisa po lëvizte me turmën gjatë procesit të evakuimit në jug të Rripit të Gazës. /Telegrafi/
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...