Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar për kaosin e krijuar seancat e fundit plenare në Kuvend.
“Pas zhvillimeve të fundit në Parlamentin e Shqipërisë, Bashkimi Evropian rikujton se një Parlament funksional që ushtron një rol efektiv mbikëqyrës dhe legjislativ është një shtyllë qendrore e procesit të anëtarësimit në BE. Dialogu politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës në parlament është shumë i rëndësishëm dhe në interes të qytetarëve shqiptarë”, sipas delegacionit të BE.
Kujtojmë se seancat e fundit plenare të kuvendit të Shqipërisë janë karakterizuar nga kaosi dhe nuk janë zhvilluar normalisht.
Vetëm 5 minuta zgjati seanca plenare e së hënës, kur pritej të diskutohej projektligji më i rëndësishëm ekonomik i vitit, “Projekt Buxheti 2024″.
Deputetët e opozitës grumbulluan sërish karriget në foltore, ndërsa u përplasën fizikisht me disa prej punonjësve të Gardës.
As kontrollet e shtuara në hyrje të Kuvendit nuk i ndaluan deputetët e opozitës të merrnin flakadanët, të cilët i ndezën në nisje të seancës plenare. Situata u bë më kaotike kur njëri prej flakadanëve mori flakë./tch
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Vranësira e intervale me diell nesër në Kosovë
Zelensky: Bisedimet në SHBA synojnë fundin real të luftës në...
Ferrari pranoi se funksionet me prekje janë më të lira se bu...
Robotët po shkojnë drejt luftës, ata po testohen në Ukrainë
Shefi i Pinterest bën thirrje për ndalimin e rrjeteve social...