Dy persona janë arrestuar në fshatin Duhël të Suharekës për posedim të substancave narkotike, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, të dyshuarit, në veturën me të cilën ishin duke qarkulluar njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar pesë foli alumini me substanca narkotike të llojit marihuanë me peshë 7.29 dhe një qese plastike marihuanë me peshë 3.96, shkruan Arbresh.info
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Fsh. Duhël, Suharekë 21.11.2023 – 13:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi janë ndaluar me veturën me të cilën ishin duke qarkulluar, dhe njësitet policore gjatë kontrollit te të njëjtit kanë gjetur dhe konfiskuar pesë (5) foli alumini me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në peshë 7.29 gramë, dhe një qese plastike marihuanë 3.96 gramë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...
“Urime pirat” – Muriqi mbush 32 vjeç, merr urim special nga ...
Aksidenti me vdekje në Tiranë, plagoset edhe një punonjës po...
Macron nis vizitë dy-ditore në Greqi, në fokus marrëveshjet ...
Eskaloi me gjuhën ndaj Vlora Çitakut – Fatos Geci pendohet, ...
Marrëveshja për Bordin e Paqes futet në rend dite në seancën...