Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në NATO po bëhet përherë e më shumë nevojë e terrenit dhe domosdoshmëri e kohës.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti tha se Partneriteti për Paqe duhet të jetë hapi i parë, shkruan Arbresh.info.
“Takimi i tretë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Stoltenberg, kësaj radhë si nikoqir. Kosova në NATO nuk është vetëm slogan, nuk është vetëm aspiratë. Ajo përherë e më shumë po bëhet nevojë e terrenit dhe domosdoshmëri e kohës.”, shkroi Kurti.
“Partneriteti për Paqe duhet të jetë hapi i parë, sepse me NATO-n jemi partnerë në qëllime dhe aleatë në orientime.”, përfundoi ai.
Ndryshe, takimi i tretë me radhë ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg u zhvillua sot në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës, diç më shumë se një vit pas takimit që kishin në Selinë Qendrore të NATO-s në Bruksel./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Kurti në takim me Stoltenbergun: Serbia u bë vendi i parë në Evropë që operon me armë kineze
100 kadetë të rinj korrektues i shtohen SHKK-së
Suspendohet zyrtari korrektues në Dubravë, dyshohet për plag...
Presidenti iranian bisedë telefonike me Erdogan, mohon se ka...
Osmani pret ambasadorin britanik, diskutohet për zhvillimet ...
Zhegrova jep sinjal të fortë te Juventusi: Refuzon pushimin ...
I dënuar me 9 vite burg në Itali, arrestohet 32-vjeçari në T...