Ministri I Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla ka njoftuar se 16 persona janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit në kuadër të operacionit “Tempulli”.
Me anë të një postimi në Facebook, Balla ka përgëzuar Policinë e Shtetit në Dibër, Lezhë, Vlorë e Tiranë, për punën e bërë, shkruan Arbresh.info.
“Përgëzime Policisë së Shtetit në Dibër, Lezhë, Vlorë e Tiranë, për punën e bërë gjatë orëve të fundit, duke vënë para drejtësisë 16 shtetas, për shpërndarje të lëndëve narkotike, persona në kërkim, për armëmbajtje dhe krime kundër personit.
Në Tiranë 3 shtetas janë ndaluar për vjedhje me dhunë dhe heqje të paligjshme të lirisë, si dhe për mashtrim për përfitime të shumave të mëdha të parave. “, shkroi ai./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...