Para Kuvendit Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka folur anëtari i LDK-së, Faton Bislimi i cili sot para delegatëve të këtij subjekti politik do të ofrojë kandidaturën e tij për të parin e LDK-së.
Bislimi ka thënë se ideja e angazhimit të tij është për t’ ia dhënë ofertën time LDK-së. As nuk dua të paragjykoj rezultat as nuk dua të paragjykoj asgjë tjetër, është në dorën e delegatëve të vendosin, raporton RTK.
“Le të jetë kjo ditë tamam festë për LDK-në. Një LDK e fortë e fuqishme i duhet Republikës së Kosovës. Nuk dua të paragjykoj më asnjë moment. Kuvendi nuk ka filluar ende, çfarëdo që të deklaroja tani do të ishte paragjykim. Është e drejtë e zotëri Abdixhikut dhe secilit tjetër të ofrojë diçka më shumë për LDK-në. Krejt çka dua unë është të ofroj ofertën time për LDK-në. Pjesa tjetër është në duart e delegatëve të LDK-së. Vetëm Ibrahim Rugova është i patejkalueshëm”, ka thënë Bislimi.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...