Pak minuta pas mesnatës, në veri të Mitrovicës kanë ndodhur dy shpërthime.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës së veriut, Veton Elshani.
Elshani tha se rreth orës 00:25 të së dielës, është raportuar për dy detonime që janë shkaktuar nga mjetet piroteknike ndërsa shton se veriu i vendit është i sigurt.
“Ka pas informacione që në Mitrovicë të Veriut kanë qenë dy detonime, por policia konfirmon se ne jemi në qytet dhe nuk ka dëme apo lëndime në njerëz. Mund të ndodh që këto detonime të jenë shkaktuar nga mjetet piroteknike apo diçka tjetër, por mund të sigurojmë që veriu i vendit është i sigurt”, tha ai./Arbresh.info
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?