Policia e Kosovës ka ndaluar një person në Gjilan i cili kishte hyrë ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, në rimorkion e veturës janë gjetur mallra të ndryshme me vlerë rreth 1 mijë e 160 euro, shkruan Arbresh.info.
Me vendim të prokurorit, vetura dhe mallrat do të dërgohen në terminalin doganor.
Ndërsa i dyshuari është liruar.
“Gjilan 18.11.2023 – 08:43. Është ndaluar vozitësi mashkull kosovar, pasi që kishte hyrë ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës. Në rimorkion e veturës janë gjetur mallra të ndryshëm me vlerë rreth 1160 euro. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar ndërsa vetura dhe mallrat do të dërgohen në terminal doganor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic