Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një serb në Vushtrri, i cili dyshohet për krime lufte.
Sipas njoftimit ai dyshohet për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” të kryer gjatë viteve 1998-1999 në komunën e Vushtrrisë.
“Në vazhdën e hetimit të krimeve të luftës, Policia e Kosovës në këtë rast Departamenti i Policisë Kufitare në bashkëpunim me hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, kanë ndaluar personin e dyshuar mashkull/serb (S.N.) viti i lindjes 1964 në komunën e Vushtrrisë, në cilësinë e personit të dyshuar për krime lufte”, thuhet në njoftim.
Personi i dyshuar është dërguar në polici dhe pritet të intervistohet në prezencë të avokatit mbrojtës, ku të gjitha procedurat e mëtejme do të ndërmerren në bashkërendim me organet e drejtësisë./Arbresh.info
Haxhiu i bën thirrje opozitës që të vijnë në sallë
Bekë Berisha thotë se do të shkojnë në seancë: Nuk i njoh dy...
Nis seanca për presidentin, sërish pa opozitën
Gola thotë se orientimi i VV’së është për zgjedhjen e Feride...
Seanca e thirrur nga VV për zgjedhjen e Presidentes nga ora ...
Hatixhe Hoxha, mbi 15 vjet ishte pjesë e Vetëvendosjes