Roman Abramovich, ish-pronari i Chelsea, është sanksionuar nga Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Europian për një marrëveshje të fshehtë prej 40 milionë dollarësh me Vladimir Putin.
Edhe pse Abramovich mohoi çdo marrëdhënie financiare me liderin rus, dokumentet e zbuluara nga Qiproja kanë zubluar prova të reja që e lidhin atë me një marrëveshje sekrete/ pakti në fjalë do të përfshinte një transferim të aksioneve në një kompani reklamuese ruse shumë fitimprurëse, “Video International”, nga kompanitë në pronësi të një trusti bankar të lidhur me Abramovich tek dy anëtarë të rrethit të brendshëm të Putin, përveç se ka marrë dy milionë dollarë dividentë.
Rusët e përfshirë në këtë marrëveshje sekrete janë Sergei Roldugin, një mik i Putin dhe kumbari i vajzës së tij të parë, dhe Alexander Plekhov, një bashkëpuntor i ngushtë i presidentit. Të dy janë akuzuar në fillim, të këtij viti nga prokurorët zvicerianë./abcnews.al
.
Duka uron Vitin e Ri 2026: Mirënjohje për të gjithë ata që k...
Begaj uron Vitin e Ri 2026: Shqipëria dëshmoi vullnet për të...
Gjykata Supreme refuzon ankesën e Vetëvendosjes ndaj vendimi...
Spiropali uron shqiptarët: 2026 nis me shpresë dhe angazhim ...
Aprovohen mbi 27 mijë fletëvotime nga diaspora, refuzohen rr...
Agim Ademi: Viti 2025 do të mbetet një nga kapitujt më të rë...