Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci është takuar sot me shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano.
Maqedonci me Barbanon diskutuan rreth situatës së sigurisë në Kosovë, në theks të veçantë në veri të vendit, përcjell Arbresh.info
Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci tha se me shefin e EULEX-it ishin të të njëjtit mendim se sulmi terrorist i 24 shtatorit është menaxhuar mirë nga Policia e Kosovës.
“Sigurisht se sulmi terrorist i 24 shtatorit ka ngjallur shqetësim tek të gjithë, mirëpo është menaxhuar në mënyrën jashtëzakonisht profesionale nga ana e Policisë së Kosovës, dhe për këtë ishim që të dy dakord”.
“Shefin e EULEX-it e falenderova për mbështetjen ofruar Policisë së Kosovës gjatë kësaj kohe përmes prezencës së EULEX-it në veri, gjë që sigurisht ka kontribuar në stabilizimin e situatës”, ka shkruar Maqedonci.
Mes tjerash, i pari i MM-së tha Policia e Kosovës në koordinim me KFOR-in janë duke e monitoruar situatën që të mos përsëritet ngjarje të tilla.
“Theksova se me kujdes të shtuar dhe në koordinim të vazhdueshëm me Policinë e Kosovës dhe KFOR-it jemi duke monitoruar situatën që ngjarje të tilla të mos përsëriten më. U dakorduam që kemi interesa te përbashkëta për të garantuar siguri për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, tha Maqedonci./Arbresh.info
Ardhja e zarfit të kuq ka shqetësuar dukshëm banorët e shtëp...
UEFA realizon dokumentar për suksesin historik të Dritës në ...
Moti sot në Shqipëri
Meloni bisedë telefonike me Zelenskyn: Italia, mbështetje em...
Sot fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu