Vëllaznimi ia shkaktoi humbjen e parë Pejës pas shtatë fitoreve radhazi nga pejanët.
Kuqezinjtë treguan një paraqitje mjaft të mirë kundër kampionëve, sfidë që u vendos pas vazhdimit 100:99, përcjell Arbresh.info.
Organizatori Sammuel Sessoms tregoi sërish paraqitje të mirë pas asaj ndaj Sigal Prishtinës. Sessoms ndaj verdhezinjëve kishte 30 pikë, tetë kërcime e tetë asistime, duke u shpallur MVP i javës.
Ai u ndihmua nga Jalen Ray, i cili po ashtu zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, sidomos në momentet vendimtare. Ray e mbylli ndeshjen me 29 pikë, shtatë kërcime dhe dy asistime.
Drilon Hajrizi në top formë. Basketbollisti i Kosovës bëri një tjetër paraqitje të mirë, kësaj radhe ndaj Istogut. Hajrizi kishte 34 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime në takimin, që u vendos në pjesën e dytë.
Sigal Prishtina shënoi fitore të vlefshme kundër Proton Cable Prizrenit, ku te bardhekaltrit më i miri ishte Shaheed Davis me 22 pikë, dhjetë kërcime dhe tre asistime.
Fitore mjaft të rëndësishme regjistroi edhe Golden Eagle Ylli, që mposhti Bashkimin në Prizren, ku te therandasit më i miri ishte kapiteni Gëzim Morina. Ai e mbylli ndeshjen me 23 pikë, gjashtë kërcime dhe një asistim./Arbresh.info/

Top 5
Sammuel Sessoms (Vëllaznimi) 30 pikë, 8 kërcime, 8 asistime, 26 indeksi
Jalen Ray (Vëllaznimi) 29 pikë, 7 kërcime, 2 asistime, 26 indeksi
Drilon Hajrizi (Trepça) 34 pikë, 6 kërcime, 4 asistime, 42 indeksi
Shaheed Davis (Sigal Prishtina) 22 pikë, 10 kërcime, 3 asistime, 29 indeksi
Gëzim Morina (Golden Eagle Ylli) 23 pikë, 6 kërcime, 1 asistim, 22 indeksi
“Kjo është çështje e imja, ma lini mua” – Perez për si...
Britani: Kushdo që ka lindur pas vitit 2008 do të ndalohet t...
Mbi 20 garazha, fillon lirimi dhe rrënimi i objekteve pa lej...
Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë një person, dërgohet në ...
Sonte nis faza e zjarrtë e play-offit, Bashkimi e pret Borën...
63 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1.800 tiketa ...