Sulmuesi i skuadrës së Kosovës, Vedat Muriqi ka thënë se është krenar me fitoren e Kosovës ndaj Izraelit.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Instagram, Muriqi ka shkruar se është krenar me ekipin e tij, shkruan Arbresh.info.
Kujtojmë se, Kosova e mposhti 1:0 Izraelin në ndeshjen e shtyrë të Grupit I kualifikues.
Muriqi në këtë ndeshje ishte kapiten i Kosovës, ndërsa u lëndua dhe u zëvendësua në minutën e 66-të.
“Jam krenar me ekipin dhe atë që kemi bërë mbrëmë! Ne do të përmirësohemi nga dita në ditë! Ne luftojmë me gjithçka që kemi dhe mbrëmë bëmë të njëjtën gjë, kjo është ajo kush jam unë dhe kush jemi ne! Ne luftojmë!”, ka shkruar Muriqi. /Arbresh.info/
Nagavci: Ky është buxheti më i madh që ka pasur Republika e ...
Sulmet ukrainase me dronë ndërpresin energjinë në rajonet ru...
Nis seanca e Kuvendit për buxhetin
Rama: Refuzojmë ndërhyrjen në territorin kushtetues të pusht...
Aktakuzë ndaj të dyshuarit që plagosi të miturën vitin e kal...
Shembja e gurëve në rrugën Pejë-Rugovë, policia apelon te qy...