Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj ka reaguar pas deklaratës së ministritë të ekonomisë, Hekuran Murati i cili tha se Qeveria e Kosovës ka kontribuar më shumë në rritjen e buxhetit të Komunës së Prishtinës sesa vetë komuna.
Zogaj me anë të një postimi në Facebook, i është drejtuar Muratit duke i thënë se qeveria nuk ka ndarë asnjë cent shtesë për Prishtinën, shkruan Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Granti shtesë për Kryeqytetin, të cilit po i referohesh, na TAKON me Ligj, me Ligjin e Kryeqytetit. Kurse, ju si Qeveri, nuk e keni ndarë asnjë CENT shtesë për Kryeqytetin, perveç asaj qe na takon me ligj. Dhe, për më tepër, ato fonde i ndani me censusin e vitit 2011, ku Prishtina kishte më pak se 200.000 banorë.
Për fund, ma trego 1 projekt, ku ju si Qeveri, keni marr’ vendim politik për të investu në Kryeqytet, 1 projekt?!!
Përkundrazi, bllokada në vazhdimësi!
/Arbresh.info/
Sot Renee feston ditëlindjen, ky është urimi emocionues i ma...
Grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova arrin në Arabinë Saudi...
ShBA-ja thotë se Izraeli e Libani janë pajtuar për ta zgjatu...
Trajneri i West Ham: `VAR po krijon shumë dyshime në Premier...
Cikloni i fuqishëm godet vendin të shtunën: Shqipëria, Maqed...
Ola shkon tek Adioni në Gjakovë, pozon krah vjehrrinjve