Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se buxheti aktuali i komunës së Prishtinës është shumë më mirë sesa që ishte në vitet tjera, por edhe kur në pushtet qendror ishte vetë LDK.
Përmes një postimi në Facebook, Murati ka shkruar se më shumë ka kontribuar Qeveria Kurti në rritjen e buxhetit të komunës sesa vetë komuna.
Tutje, Murati ironizoi me komunën që e udhëheq, kryetari aktual Përparim Rama, duke thënë se s’mund t’i detyrojnë të punojnë.
Për vitin 2021, në buxhetin e përgatitur nga qeveria e udhëhequr nga LDK, e ku edhe Ministria e Financave udhëhiqej nga ta, buxheti për Komunën e Prishtinës ka qenë: 87.6 milionë euro ku nga to 58.5 milionë ishin mbështetje nga qeveria, ndërsa 28.2 milionë euro ishin të hyrat vetanake.
Për vitin 2024, me Qeverinë Kurti, buxheti për Komunën e Prishtinës është: 123.7 milionë euro ku nga to 83.9 milionë euro janë mbështetje nga qeveria, ndërsa 38.8 milionë euro janë të hyrat që vetë Komuna e Prishtinës pritet ti mbledhë. Nëse bëjmë krahasimin për këtë periudhë, e shohim se të hyrat vetanake komuna ka arritur t’i rrisë për 10 milionë euro, ndërsa mbështetja nga qeveria është rritur për mbi 25 milionë euro. Me fjalë tjera, më shumë ka kontribuar Qeveria Kurti në rritjen e buxhetit të komunës, sesa vetë komuna. Buxhetin e kanë si kurrë më parë. Por, me punu s’mund t’i detyrojmë. Punën duhet ta bëjnë vetë’, shkroi Murati./Arbresh.info
Kryeveteranja amerikane vjen në Kosovë – viziton OVL-UÇK-në
Krichbaum takime në Tiranë për integrimin e Shqipërisë në BE
Ukraina, Rusia dhe SHBA nisin bisedimet për fundin e luftës
SHBA-ja nis luftanije drejt Iranit, OKB paralajmëron për num...
Prokuroria e Gjakovës nis hetimet për manipulim të votave në...
Stuhi bore në SHBA, anulohen mijëra fluturime