Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës dhe akterë të tjerë kanë hartuar urdhrin operativ policor për ndeshjen Kosovë – Izrael që do të luhet në dielën.
Sipas policisë, të dielën do të ketë siguri të përgjithshme para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes, shtim të masave të sigurisë, ndërmarrje të masave të nevojshme policore, parandalim dhe luftim të dukurive negative dhe akteve kriminale të mundshme, shtim të masave të sigurisë paraprake dhe kontrollim të turmave si në perimetër të stadiumit e sipas nevojës edhe në qytet e sheshe.
Tutje, policia bëri të ditur se në stadium nuk do të lejohen mjetet piroteknike, shishet e qelqit, shishest e plastikës, pijet alkoolike dhe substancat narkotike, ushqimi i çfarëdo lloji, ombrella, armë zjarri, armë të ftohta apo çfarëdo mjeti tjetër që mund të përdoret si armë, sende të rënda, kamera profesionale e “çdo material promovues racist, ksenofobik, politik e fetar”.
“Përmes bashkëpunimit dhe koordinimit të ngushtë në mes të Policisë së Kosovës, Federatës së Futbollit të Kosovës dhe akterëve tjerë, është paraparë ndërmarrja e këtyre masave të nevojshme, me qëllim të menaxhimit dhe mbarëvajtjes sa më të mirë të kësaj ndeshje sportive, e cila është interes nacional për vendin dhe sportin”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia, për këtë ndeshje ka kërkuar nga qytetarët që maksimalisht të respektojnë rregullat e parapara, në të kundërtën ata mund të jenë subjet i ndëshkimit.
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...