Luciano Spalletti ka shpallur listën e kombëtares italiane për dy finalet kundër Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës. Në garë është një biletë në Euro 2024, aty ku të kaltrit e kanë detyrim pjesëmarrjen.
Por, më parë duhen siguruar 4 pikë në sfidat me maqedonasit në “Olimpico” (17 nëntor) dhe tri ditë më pas ndaj Ukrainës në “BayArena”, stadiumin e Bayer Leverkusen.
Ose 3 me kombinimin humbje me Maqedoninë e Veriut dhe fitore në “finalen” e fundit me Ukrainën.
Spalletti ka ftuar 29 futbollistë. Davide Calabria, kapiteni i Milanit, rikthehet në Kombëtare. Ndërkohë që ka ardhur ftesa e parë për Andrea Cambiason (Juventus) dhe Andrea Colpanin (Monza).
Tek Italia rikthehen edhe emra si Jorginho (Arsenal), Rafael Toloi (Atalanta) dhe Alessandro Boungiorno (Torino).
Ndërkohë, Ciro Immobile i Lazios duhet të presë për t’u rikthyer te kampionët në fuqi të Europës.

Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit