Kryeministri i vendit, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë u shpreh se krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidi, nuk janë të shkuara.
Ai para kabinetit qeveritar tha se sakrifica e popullit tonë është e madhe, plagët e luftës janë të thella dhe ende të pranishme.
“Krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidi, nuk janë të shkuara. Sakrifica e popullit tonë është e madhe, plagët e luftës janë të thella dhe ende të pranishme. Është e pafund dhimbja. Duke i dokumentuar krimet e dëmet e luftës, ne edhe e ndajmë dhembjen, edhe e bëjmë më gjerësisht të njohur historinë tragjike të shqiptarëve të Kosovës në raport me Serbinë kriminale. Kjo vlen për ta ruajtur historinë dhe për ta kujtuar të shkuarën… Për të rritur kapacitetet për të trajtuar krimet e luftës, kemi shtuar buxhetin për pozita të reja në Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe në Këshillin Gjyqësor të Kosovës. Ndërsa në Policinë e Kosovës, nga një sektor, kemi ngritur Drejtorinë e Hetimit të Krimeve të Luftës dhe kemi dyfishuar numrin e hetuesve të krimeve të luftës. Kriminelët e luftës duhet nxjerrur para drejtësisë. Serbia duhet mbajtur përgjegjëse për krimet e kryera në Kosovë. Ato nuk parashkruhen. Andaj nuk mund të ketë amnisti për krimet e kryera nga okupatori e agresori serb gjatë luftës në Kosovë”, theksoi Kurti./kp/Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Kurti: Po e jetësojmë Institutin që do të adresojë krimet e Serbisë në luftën e viteve 1998-1999
Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...
Drejtori i Doganës dhe ambasadorin slloven diskutojnë lehtës...
Elijona i reagon dajës: E ke lëndu fëmijën e motrës tënde, e...
Dyshime për ngacmim seksual në banesën e Lamine Yamal, përme...